Nëna e re gjendet e vdekur pasi miqtë virtualë vërejtën se nuk hynte në rrjet prej 48 orësh (fotot)

09/01/2023 16:49

Një nënë e re është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj pasi miqtë me të cilët luante shpesh online vërejtën se ajo nuk kishte hyrë në rrjet prej dy ditësh.

36 vjeçarja Lauren Black, e cila luante shpesh lojën online ‘Evony’, nuk po i përgjigjej mesazheve të miqve të rrjetit prej 48 orësh kur ata nisën të shqetësohen.

Lojtari Eyal Elhadad nga Izraeli tha se kishte kontaktuar policin në Skoci pasi dyshonte se kishte diçka që nuk shkonte me të njohurën e tij, e cila njihej në rrjet si VAL.

Pak më vonë trupi i nënës së dy fëmijëve u gjet në shtëpinë e saj në Renfrew nga një fqinj i zonës.

Policia tha se po e trajton vdekjen e saj si ‘të pashpjeguar”.

Fjalët e fundit të njohura të Lauren ishin dy mesazhe urimi për vitin e ri që i kishte dërguar shokut së saj.

“Do të jetë një vit i lumtur për të dyja ne”, i kishte shkruar ajo Eyal, pak para se të ndalonte përgjigjet.

Eyal ishte përgjigjur dy ditë më vonë duke e pyetur nëse ishte mirë.

Kur Val nuk i përgjigjej ajo i shkruante: ‘Val të lutem mu përgjigj.’

“Lauren dhe unë kemi folur gati çdo ditë vitet e fundit prandaj ishte e pazakontë që ajo të mos i përgjigjej mesazheve të mia, apo të mos hynte në lojë pa thënë më parë arsyen”, tha ajo.

“Ishte shumë jashtë karakteri për Lauren dhe nuk kisha zgjedhje tjetër përveçse të njoftoja policinë dhe fqinjin e saj që i shëtiste qentë”.

Nëna e viktimës Iris Black, që jeton në Irlandën e Veriut, tha: “Jam e shkatërruar nga kjo që ka ndodhur. Tashmë jemi vetëm të lumtur që kaluam Krishtlindjen me Lauren.”

“Shëndeti i saj po përkeqësohej, fillimisht prej Covid dhe më pas nuk po e merrte më veten. Nuk na kanë dhënë ende detaje për atë që ka ndodhur”.

Xhaxhai i Lauren, Ivan, i cili ndihmon me kujdesjet për dy djemtë binjakë të së ndjerës, tha: “Nuk e besoj dot këtë që ka ndodhur dhe e dimë që kemi një rrugë të gjatë përpara.”

“Lauren ishte e dedikuar për dy djemtë e saj dhe tashmë prioriteti i familjeve tona është të kujdesemi për ta”.

Eyal thotë se bashkë me miq të tjerë virtualë të Lauren shpresojnë të udhëtojnë drejt Skocisë për të marrë pjesë në funeralin e saj.

“Jemi disa qindra njerëz në botë që vuajmë për vdekjen e saj, mesazhet e mbështetjes kanë qenë të shumta. Njerëzit kanë dhënë se do të udhëtojnë qindra kilometra për t’i dhënë lamtumirën Lauren.”

Një zëdhënës i policisë së Skocisë konfirmoi vdekjen në banesën në Renfrew mëngjesin e të martës, 3 janar.

Vdekja po trajtohet si e pashpjeguar dhe hetimi vazhdon.

FOTO GALERI
1/3
Një nënë e re është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj pasi miqtë me të cilët luante shpesh online vërejtën se ajo nuk kishte hyrë në rrjet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA