Foto ilustruese

Një 61-vjeçar është plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë.

L.V., duke lëvizur me motoçikletë ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar.

Ai është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa nuk dihet ende gjendja e tij.

“Rreth orës 06:45, në aksin rrugor “Shkodër-Tiranë”, në fshatin Beltojë, shtetasi L. V., 61 vjeç, duke lëvizur me motoçikletë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është rrëzuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 61-vjeçari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku dhe po merr asistencën mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA