Tërmeti i tmerrshëm i 26 nëntorit në 2019 familjeve u shkatërroi banesat.
Prej tre vitesh shumë shqiptarë jetojnë në kushte të mjerueshme, jetesa në çadër, apo kontinier nuk ka qenë aspak e lehtë për shqiptarët që deri para kësaj date kishin një shtëpi që i mbante larg dimrit të ftohtë dhe verës së nxehtë.
Edhe pse jetojnë në qytete të ndryshme dhe nuk njihen me njëra-tjetrën këto familje dëshirën e kanë të përbashkët, të futen sa më shpejt në shtëpinë e re që ju është premtuar.
Exclusive në këtë dokumetar sjell rrëfimet e familjeve shqiptare që tërmeti i 26 nëntorit në 2019 u shkatërroi shtëpinë.
Ku jetojnë ata sot? Si po shkon procesi i rindërtimit? Pse për disa shqiptarë po zgjasin kaq shumë pasojat e tërmetit?
Hasan Bilja : unë jetoj vetë i gjashtë
Lumturi Bilja: Të jetosh në çadër edhe derrat të fusësh brenda ma merr mendja se do të ikin
Ndue Gjini: Unë vuaj nga hemorragjia në tru I kërkoj qeverisë sa më shpejt të më bëj shtëpinë
Rita Gjini: Unë Kërkoj të më bëjnë shtëpinë
Tereza Jaku: Kushtet janë për faqe të zezë. Me keq nuk ka më.
Hasan Bilja: unë dua një shtëpi.
Të dielën ora 20:15 në Exclusive… Tërmeti dimri i katërt
Top Channel