Foto ilustruese

Një 19-vjeçar nga Kosova është ndaluar në Portin e Durrësit, pasi tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë me dokumente të falsifikuara.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë“, njofton policia.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA