Një anketë e PNUD (program i Kombeve të Bashkuara) gjeti se gati 95% e të rinjve e kalojnë kohën e lirë në “TikTok”.

Nxënësit e sotëm dhe sidomos ata që studiojnë në shkollat profesionale, në vend që të kalojnë kohën e lirë për t’u rritur profesionalisht, e shfrytëzojnë çdo minutë të lirë në rrjetet sociale.

Gëzim Tushi, Sociolog: Ky është një tipar i shoqërisë postmoderne, ndaj nuk kemi pse habitemi. Të rinjve tanë nuk duhet t’i orientojmë me imponim as me metoda shtrënguese hiqe këtë, mos e mbaj atë, mos i jep celularin, mos e lër të shikojë apo të komunikojë etj, jo nuk duhet të jetë kështu.

Ajo që duhet t’iu ngjallim të rinjve është dëshira e tyre për t’u orientuar pozitivisht, në mënyrë që kjo arritje e madhe sikurse është teknologjia, t’u shërbejë si një mënyrë e shëndetshme, e dobishme, e domosdoshme për të rinjtë e sotshëm në mënyrë që të marrin në kohë reale, me shpejtësi maksimale informacionet që u duhen, praktikat e mira e modelet frymëzuese që ka sot bota.

Pandemia për shkak të Covid-19 çoi në pandeminë e rrjeteve sociale. Por jam i bindur që edhe ne, edhe të rinjtë tanë do ta gjejnë atë balancën e raportit të tyre me teknologjinë, sigurisht nëpërmjet ndikimit që do të ushtronte media, prindërit, shkolla, universiteti. Shoqëritë gjithmonë kështu veprojnë, i kapin sëmundje të caktuara, pastaj edhe i kurojnë, apo edhe vetëkurohen për të arritur në normalitet.

Kam besim që kjo do të ndodhë. Kemi parë së fundi edhe politikanë që i përdorin shumë këto rrjete, Tik Tokun, Snapchatin, Instagramin etj, kjo pasi jetojmë në kohën e videopolitikës dhe politikanët duan që të tërheqin edhe të rinjtë që nuk mund t’i mbledhin dot tashmë nëpër sheshe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA