Radhë të gjata automjetesh u krijuan këtë të diel në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në drejtim të Greqisë.

Shkak u bë u bë shërbimi i kufizuar nga pala greke, që ka punuar me një sportel. Pas disa orësh, pala greke shtoi sportele duke ndikuar më pas në normalizimin e situatës.

Shefi i Stacionit të Policisë Kapshticë mori kontakt me homologun në palën greke me qëllim që edhe policia kufitare greke të shtonte sportelet.

Pas takimit mes dy policive, pala greke shtoi sportelet dhe menjëherë filloi lëvizja e njëtrajtshme duke eliminuar radhët e krijuara për shkak të fluksit të madh që kishte në orët e pasdites, thuhet në një njoftim nga Policia e Korçës.

Këto ditë të para janari fluksi vjen edhe për shkak të largimit të shumtë të emigrantëve të cilët kaluan festat në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA