Dy protesta paralele janë mbajtur sot në Mitrovicën e veriut dhe në Shterpcë nga serbët lokalë.
Në Vitrovicën e veriut, protestuesit u mblodhën kundër presidenti Vuçiç dhe partisë Lista Serbe duke i akuzuar për tradhti.
‘Vuçiç– Kosova nuk të do, na tradhtove, Ne nuk e duam as Asociacionin tuaj, ju na shitët”, shkruhej në pankartat e tyre. Ndërsa akuzuan listën serbe për “tortura, mburrje, pasurim të pakontrolluar, kërcënime e shantazhe;.
Nga ana tjetër në Shtërpcë protesta u mbajt me pretendimin e “shtypjes së vazhdueshme të serbëve në Kosovë” sidomos pasi dy persona u plagosën në Shtërpcë pak ditë më parë.
Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime si: “Shtërpca është zemra e Serbisë” dhe “Ne duam vetëm paqe”.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, u tha protestuesve se “Lufta jonë me mjete paqësore dhe demokratike dhe harmonia jonë, janë armët tona më të forta për t’i rezistuar regjimit diktatorial anti-serb të Albin Kurtit.
Ndërsa, kryetari i Shtërpcës, që është edhe nënkryetar i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, tha se serbët as nuk do të frikësohen dhe as nuk do të dorëzohen, dhe se duan të mbesin ne vendet e tyre”.
Kryeministri Kurti kishte deklaruar disa herë që nuk është kundër qytetarëve serbë, por kundër “kriminelëve serbë” që thyejnë ligjin në Kosovë.
Policia e Kosovës njoftoi se mbylli për qarkullim rrugën rajonale Shtërpcë-Prevallë, nga fshati Drajkovc deri në Brezovicë, deri në përfundimin e protestës, që nisi të dielen në orën 12:00.
Top Channel