E ardhmja e Rafael Leaos vazhdon të jetë në pikëpyetje, me rinovimin e kontratës që është kthyer në një çështje te Milani, teksa sulmuesi po kërkohet me ngulm nga shumë skuadra europiane.
Së fundmi, mediat gjermane kanë raportuar se garës për shërbimet e portugezit i është bashkuar edhe Bayerni Munich. Kampionët e Gjermanisë dëshirojë të përforcojnë repartin e avancuar me një lojtar të talentuar që ka shpalosur të gjithë vlerat e tij në Seria A, teksa drejtuesit po mendojnë të heqin dorë nga Coman për të bindur Milanin.
Francezi Coman, vetëm një vit më parë rinovoi me bavarezët deri në vitin 2027, por largimi i tij për t’i hapur rrugë Leaos është mundësi konkrete. Situata në Gjermani është mjaftë e qartë, vera e vitit 2023 prite të jetë e zjarrtë me Leaon dhe Coman në qendër të vëmendjes për shkak të një shkëmbimi të mundshëm.
Megjithatë drejtuesit e kuqezinjve nuk mendojnë asnjë hipotezë për Leao dhe i vetmi objektiv është rinovimi i kontratës me portugezin. Lojtari më i mirë në Seria A, kërkohet me ngulm edhe nga Man City, ku njëjtë si Bayern Munchen, edhe drejtuesit e klubit anglez janë të gatshëm të sakrifikojnë një nga yjet e ekipit për të mbërritur tek ai (Jack Grealish).
Top Channel