Një polic është plagosur rëndë, pasi goma e një kamioni në aksin Maqellarë-Peshkopi ka plasur.
Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’ një kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes për lirimin e trafikut për automjetet.
Gjatë momentit që polici po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dyja këmbët.
“Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet. Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T. Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje. Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar“, sipas policisë.
Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar të plagosurin drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Top Channel