Një ofiçinë që shërben për lyerje makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Saver të Lushnjës, ku janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se brenda në ofiçinë kanë qenë një numër i madh makinash gati për lyerje, të cilat janë përfshirë nga flakët.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat u shkaktua zjarri, ndërsa policia po punon për shuarjen e tij.
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në lagjen “Savër”, Lushnjë, në një servis për lyerjen me bojë të mjeteve motorrike, në pronësi të shtetasve B. K dhe F. P., ka rënë zjarr.
Në vëndngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së tij.
Top Channel