Një sherr mes fqinjësh ka përfunduar në tragjedi në Arezzo të Italisë, ku viktimë e përplasjes ka mbetur një shqiptar.
57-vjeçari ishte ngjitur në një fadromë e ka tentuar të dëmtojë me të strukturën e banesës së fqinjit italian, që nga ana e tij nuk e ka menduar më gjatë, por ka rrëmbyer armën duke e qëlluar dhe lënë të vdekur në vend. Policia njoftoi se shqiptari kishte katër plagë të armës së zjarrit në trup, raport ky i mbërritur nga spitali i Sienës.
Edhe pse zyrtarisht nuk janë dhënë informacione mbi identitetin e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë, mediat lokale kanë përcjellë disa të dhëna nga vendi i krimit.
Policia dhe prokuroria lokale ende nuk kanë hedhur dritë mbi shkaqet reale, ndërkohë që shqiptari dhe italiani kanë qenë fqinj dhe miq. Rindërtimi paraprak i ngjarjes nga karabinierët tregon vetëm pak nga dinamika e saj: sipas tyre, italiani 53-vjeçar kur ka parë fadromën, është afruar tek dritarja e shtëpisë së tij dhe ka shtënë pesë herë me një çifte gjahu, për të cilën kishte leje të rregull. Katër nga plumbat kanë goditur punëtorin shqiptar, duke i marrë jetën.
Nuk dihet se si u përshkallëzua deri në këtë pikë sherri mes tyre, por aktualisht verifikohen kamerat e sigurisë e po merren dëshmitë mbi aktin e rëndë ndërkohë që autori i vrasjes është vënë në pranga.
Për momentin duhet vetëm se viktima kishte dëmtuar me ekskavator 4 makina të parkuara, që të gjitha në pronësi të të afërmve të të arrestuarit, dhe kishte goditur disa herë me ruspë muret dhe çatinë e shtëpisë, brenda së cilës ndodheshin dhe familjarë të 53-vjeçarit italian, që ishin mbledhur së bashku për të festuar vigjiljen e Epifanisë.
I arrestuari është dërguar në burgun e Arezzos, ndërkohë që ka pranuar krimin.
Top Channel