Hekurudha po shkatërrohet! Pas mbylljes së uzinës në Ballsh, po shkulen për skrap edhe shinat
07/01/2023 19:37
Hekurudha Fier-Ballsh po shkatërrohet dhe po vidhen shinat për skrap. Banorët e zonës që shikojnë se çfarë po i ndodh bëjnë thirrje për ta ruajtur këtë aset kombëtar.
I gjithë aksi nuk po mirëmbahet dhe nga koha po shkatërrohet por këtë proces po e ndihmojnë edhe hajdutët.
Sipas banorëve të zonave të Krapsit, ku u kalon traseja, janë grabitur ne disa segmente shinat.
Qe nga momenti i mbylljes së uzinës së naftës në Ballsh, gjithçka që lidhej me atë industri po shkatërrohet. Ky segment hekurudhor është pronë e ministrisë së infrastrukturës e cila e ka harruar tërësisht
Top Channel