Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë konferencës për analizën vjetore të viti 2022 dhe objektivat për vitin 2023 tha se janë në fazën e punës teknike në lidhje me çështjen e detit.

Ajo theksoi se po punohet jo vetëm për çështjen e detit, por aktualisht janë ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për mirëmbajtjen e dy piramidave kufitare.

Xhaçka: Jemi duke punuar me Greqinë për problemet që kemi trashëguar që janë në interes të dy popujve, kemi mirëkuptim për të zgjidhur të gjithë gamën e çështjeve, nuk bëhet fjalë vetëm për hapësirën tregtare, por edhe për shfuqizimin e ligjit të luftës apo efektet juridike që lindin prej tij. Edhe çështje të tjera të hapura, kemi përfunduar ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për mirëmbajtjen e dy piramidave kufitare, edhe çështja e kufizimit të zonave detare si çështje me interes të ndërsjelltë. Aktualisht jemi në fazën e  punës teknike me një grup të gjerë për të përgatitur këtë negociatë, për të bërë të mundur arritjen e këtij kompromisi. Nuk është vetëm çështja e kufizimit detar, por janë një sërë çështjesh.

Xhaçka mbajti konferencë për shtyp bashkë me Ministren e Shtetit njëherësh Kryenegociatoren Majlinda Dhuka, ndërsa u zbuluan disa prej planeve dhe prioriteteve të vitit të ri 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA