Burgoset doktoresha që jepte përjashtime false për njerëzit që nuk donin të mbanin maskë (fotot)

07/01/2023 18:37

Një doktoreshë e përgjithshme në jug të Gjermanisë është gjobitur dhe burgosur për dhënien e qindra përjashtimeve mjekesore për njerëz që nuk donin të mbanin maskë gjatë pandemisë, pa i ekzaminuar ata.

Doktoresha nuk emërohej për motive ligjore, teksa në Gjermani ata që dënohen për krime më të vogla me më pak interes publik kanë të drejtën e anonimatit.

Gruaja argumentonte në gjykatë se “maskat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe se kishte vepruar vetëm për arsye etike”.

Avokatja e saj Beate Bahner tha për rrjetin vendas ARD jashtë gjykatës: “Ka disa gjëra që nuk kanë nevojë të ekzaminohen. Nëse dikush të heq aftësinë për të marrë frymë, këtë nuk është nevoja ta ekzaminosh për ta konfirmuar”.

Ky është rasti i dytë i ngjashëm në një gjykatë gjermane teksa në nëntor një doktor në Bavari u dënua për dhënien e përjashtimeve nga maskat për fëmijët.

Edhe doktorë të tjerë janë dënuar për dhënien e përjashtimeve të rreme të maskave si dhe të dokumenteve të rreme të vaksinimit nga Covid.

Dhjetra mbështetës të doktoreshës ishin mbledhur para gjykatës në Weinheim, për të protestuar ndaj verdiktit dhe kufizimeve shëndetësore në Gjermani.

Në një pankartë të të pranishmëve shkruhej: “Dinjiteti njerëzor është dhunuar! Kur do të ngriheni?’

Gjermania hoqi shumicën e kufizimeve vitin që shkoi ndërsa maskat vijojnë te kërkohen në trena të distancave të gjata, në spitale dhe klinika.

FOTO GALERI
1/3
Gruaja argumentonte në gjykatë se “maskat janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe se kishte vepruar vetëm për arsye etike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA