“Nuk mbaj mend asnjë vit si ky në 30 vitet e fundit. Ndoshta edhe më parë. Dëborë nuk kemi patur, ka ndodhur disa herë që dëborën e parë e kemi patur ndoshta në dhjetë ditët e para të janarit, por temperaturat e larta si këto, kjo është hera e parë në jetën time që kam parë plus 5 ose 10 gradë celsius në janar. Hera e parë në jetën time për 30 vitet e fundit”, thotë Igor Nikolcevic, pronar i një restoranti.
Disa turistë nga Shqipëria kishin shkuar në Brezovicë, por pa dëborë për të bërë ski nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të shëtisnin dhe të shikonin pamjen.
Moti i ngrohtë i muajit janar në mbarë Evropën vjen për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit, thonë ekspertët.
Meteorologu Besim Aliu thotë se ai pret që temperaturat të ulen dhe dëbora e freskët të bjerë në fund të muajit.
Në Mavrovë të Maqedoninë e Veriut disa biznese po ofrojnë aktivitete të tjera, si për shmebull çiklizëm malor.
“Mund të them se ky do të jetë një sezon katastrofik. Mavrova është qendra më e madhe e skive në Maqedoninë e Veriut. Njerëzit vijnë në Mavrovë për të bërë ski, jo për shëtitje apo për biçikleta”, thotë Ognen Cigovski, Drejtues i Resortit të Skive Bistra.