SHBA-ja ka lëshuar sanksione të reja që synojnë furnizuesit e dronëve iranianë që Uashingtoni tha se janë përdorur për të shënjestruar infrastrukturën civile në Ukrainë gjatë konfliktit me Rusinë.
Rusia ka sulmuar infrastrukturën jetike të Ukrainës që nga tetori me breshëri raketash dhe dronësh, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë në vend.
Sot, Departamenti i Thesarit i SHBA-së tha se kishte vendosur sanksione ndaj gjashtë drejtuesve dhe anëtarëve të bordit të Industrisë së Aviacionit Qods të Iranit (QAI), e njohur gjithashtu si Industritë e Dizajnit dhe Prodhimit të Aeroplanëve të Lehtë.
Thesari e përshkroi QAI-n, e cila ka qenë nën sanksionet e SHBA-së që nga viti 2013, si një prodhues kyç iranian i mbrojtjes përgjegjës për projektimin dhe prodhimin e dronëve.
“Ne do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet në dispozicionin tonë për t’i mohuar Putinit armët që ai po përdor për të zhvilluar luftën e tij barbare dhe të paprovokuar kundër Ukrainës,” tha Sekretarja e Thesarit Janet Yellen në deklaratë.
Në muajt e fundit, ukrainasit kanë mbetur pa energji në mes të sulmeve të vazhdueshme me dronë në rrjetin energjetik të vendit. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë kanë akuzuar Iranin për furnizimin me dron në Rusi, por Teherani i ka mohuar akuzat.
Irani ka pranuar më parë dërgimin e dronëve në Rusi, por tha se ata ishin dërguar përpara pushtimit rus të shkurtit. Moska ka mohuar se forcat e saj kanë përdorur drone iraniane në Ukrainë.
Top Channel