Hetimi i tre të akuzuarve për spiunazh nuk ka ecur sikurse pritej. Nga tetë pajisje telefonike të sekuestruara një kompjuter laptop dhe një dron, nuk janë hasur që të gjithë për të parë përmbajtjen e tyre.

Megjithëse kanë kaluar 4 muaj nga arrestimi i tre rusëve për spiunazh pas incidentit të shënuar në Gramsh, hetimet ndaj tyre janë në pikën zero. Top Channel mëson se nga 8 aparate celular të sekuestruar është zbërthyer vetëm një dhe po ashtu nuk është parë përmbajtja e memories së laptopit dhe dronit  të sekuestruar që janë të vetmet prova material të sekuestruara për këtë rast.

Përveç mungesës së analizimit të provave, autoritetet shqiptare gjatë këtyre 4 muajve nuk kanë marrë në pyetje të ndaluarit. I vetmi deklarim i tyre është ai i dhënë në polici momentin e ndalimit, i cili po ashtu nuk është future në dosje pasi është konsideruar sekret shtetëror. Nga aq sa është bërë publike për rastin pranohet se vetëm një nga të ndaluarit është shprehur se ka ardhur në Shqipëri për arsye spiunazhi. Në këto kushte prokuroria e Elbasanit ka kërkuar shtyrje të afatit të hetimeve ndaj 3 rusëve.

Svetlana Timofoeva Mikhail Zorin dhe Fedis Alpatov ndodhen pas hekurave që në datën 20 gusht kur u kapën duke tentuar të futen në Uzinën e armëve në Gramsh dhe sulmuan me spry dy ushtarakët shqiptar. Për Svetlana Timofoeva pak ditë më parë edhi dhe një kërkesë ekstradimi nga Rusia pasi në vitin 2018 është përfshirë në vjedhjen e dokumenteve sekrete shtetërore, nga një institucion rus, për të cilin nuk jepen detaje të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA