Zjarri i artilerisë mund të dëgjohej nga vija e frontit në Ukrainë të premten, edhe pas fillimit zyrtar të një armëpushimi të shpallur nga Moska dhe të refuzuar nga Kievi.

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi armëpushimin 36-orësh nga mesdita e së premtes për të kremtuar Krishtlindjet Ortodokse, por Kievi hodhi poshtë armëpushimin e supozuar si një marifet nga Moska për të blerë kohë për të përforcuar trupat e saj. Të njëjtin qëndrim kishte edhe shefi i politikës së jashtë të BE-së, Joseph Borrell.

“Njoftimi i Rusisë nuk është i besueshëm. Duhet të shohim gjëra konkrete nga Rusia në terren. Deri atëherë këto mbeten vetëm deklarata në ajër”, tha Borrell.

Ndërkohë Gjermania dhe SHBA-ja kanë rënë dakord t’i bashkohen Francës në dërgimin e automjeteve të blinduara luftarake në Ukrainë, një lëvizje që shihet si një nxitje e rëndësishme për aftësinë e ushtrisë së saj në fushën e betejës.

Për muaj të tërë, Ukraina u kërkonte aleatëve perëndimorë ta furnizonin me tanke dhe vendimi për t’i dërguar ato krijon tani  një precedent të ri.

Gjermania hezitonte prej kohësh për rritjen e dërgesave të armëve në Kiev, por kancelari gjerman Olaf Scholz foli me presidentin amerikan Joe Biden të enjten vonë dhe të dy udhëheqësit thanë se edhe ata po dërgonin automjete të blinduara luftarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA