Në disa pamje dramatike tregohej sot sesi një burrë është shpëtuar pasi u tërhoq aksidentalisht poshtë një treni në lëvizje në stacionin e Purnea në lindje të Indisë.
Burri u shpëtua heroikisht nga një ushtarak i ‘Mbrojtjes Indianë të Stacioneve’ pasi u rrëzua dhe ra thuajse nën trenin në të cilin tentonte të ngjitej.
Mediat vendase raportonin se incidenti regjistruar në kamerat e sigurisë, ndodhi në shtetin lindor të Bihar.
Ushtaraku që e tërhoqi burrin e bllokuar drejt sigurisë ishte në detyrë me forcën e mbrojtjes së stacioneve, gjatë incidentit të 1 janarit 2023.
Ministria indiane e hekurudhave tha se ndërhyrja e guximshme e ushtarakut shpëtoi jetën e qytetarit të pavëmendshëm dhe paralajmëroi kundër kontaktit me trenat pasi ata kanë nisur lëvizjen.
Rrjeti i gjerë i hekurudhave janë mjeti më i përdorur i transportit në Indi, ku punonjësit shpesh udhëtojnë ose emigrojnë disa ditë brenda vendit sipas ofertave të punës.
Top Channel