Vijon të jetë i mbështjellë me mister identiteti të paktën 10 personave të zhdukur tek sa një gomone po mbyten në Lamansh muajin e shkuar.

Simon Jones gazetar i BBC të cilit i referohet Top Channel, thotë se policia e zonës së Kent në Jug të Anglisë vijon hetimet për të mësuar identitetin e katër personave që humbën jetën tek sa gomonia e tyre po mbytej në fillim të dhjetorit.

Sipas tij përveç këtyre katër persona dyshohet edhe për 6 persona të tjerë që mund të jenë zhdukur.

Mbi 40 persona të tjerë u shpëtuan atë ditë nga një peshkarexhë e cila ndodhej pranë gomones.

Gazetari Top Channel Klodian Zhivani mundi të intervistojë një përkthyese shqiptare e cila tha se në spital kishte identifikuar vetëm një shqiptar me emrin Denis nga veriu i Shqipërisë i cili ishte mes të shpëtuarve.

Tashmë të gjithë të mbijetuarit janë marrë nën mbrojtje nga policia angleze si dëshmitarë të asaj tragjedie ndërkohë që është hapur një procedim penal.

Deri më tani një 19 vjeçar i cili drejtonte gomonen ka dalë parë gjykatës i akuzuar për dhënie mundësie të tjerëve për të kaluar ilegalisht në Angli.

Gjatë 12 muajve të vitit të shkuar mbi 45.000 persona mes tyre 12.000 shqiptarë sipas Home Office mbërritën në brigjet angleze me gomone.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA