Katër ide të reja u prezantuan sot në “Startop”, projekt i Fondacionit Mediatik “Dritan Hoxha”, mbështetur nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Paneli këtë të shtunë përbëhet nga sipërmarrësit Shkëlzen Marku, Ana Petani, Rafaela Rrica dhe Ervin Prençe.

Projekti i parë që u prezantua ishte “Atelieja e Shijeve Shqiptare”, labi i parë i kulinarisë, ku mund edhe të eksperimentohet me ushqimet.

I ftuar në studio, Bleri Dervishi tha se ky është një laborator kulinarie që u vjen në ndihmë të gjithë personave që duan të eksperimentojnë me ushqimet.

“Në mendjen time thoja të kisha një laborator një vend ku mund ta zbatoja idetë dhe gjërat që më vijnë në mendje, të bëja diçka që ishte në dispozicion të të gjithëve dhe të shërbente për dikë, që mund ta ndihmonte, një shef kuzhine që donte të krijonte një menu të re për shembull. Mendoj që të rinjtë tanë që mendojnë të ikin po t’i përkushtohen me vëmendje mund të arrijë diçka edhe të madhe”, tha ai.

Projekti i dytë që u prezantua ishte DMS4Y, një program i specializuar për trajnimi e të rinjve drejt marketingut.

Pamela Germani, Keti Sula dhe Orjana Mema të ftuara në studio theksuan se kjo platformë u vjen në ndihmë të rinjve që janë të apasaionuar pas marketingut digjital dhe start up-eve.

Akademi.al ishte projekti i tretë i prezantuar, një platformë mësimore që ka si qëllim përçimin cilësor të dijes për të vegjël dhe të rritur.

“I fokusuar vetëm në teknologji dhe edukim që nga marsi i vitit 2020, duke qenë se Covid-i bëri që shkollat në të gjithë botën të mbylleshin u pa e nevojshme të krijohej një platformë që bënte lidhjen me mësuesin dhe nxënësin. Për këtë arsye mori njohjen e parë, ne u shërbejmë mbi 500 mijë përdoruesve, nxënës, mësues dhe prindër”, shpjeguan Irena Matraku dhe Esilda Daci të ftuara në “Startop”.

Projekti i fundit që u prezantua këtë të shtunë ishte “Spontan Creative Media” një platformë multidimensionale digjitale.

I ftuar në studio, Dario Rexhollari tha se ata kanë krijuar një lojë të quajtir “Bilioner show”, e cila është informative, edukueses dhe sfiduese.

“E nisëm me gaming sepse është industria më e fuqishme online. Kishte një mungesë në treg të një loje edukuese dhe informuese. Loja është një stacion hapësinor, një studio, një publik një host dhe një sprint, formati është me 30 pyetje dhe në fund juve bëheni bilionerë. Nuk ka asnjë lojë të ngjashme nga 2 mijë që janë aktive”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA