Një çift në jug të Britanisë janë përfshirë në një debat me autoritetet lokale pasi u urdhëruan të përgjysmojnë lartësinë e gardhit 2 metra te larte rreth kopshtit të tyre, për të cilin paguan 10 000 paundë për të instaluar.
Këshilli bashkiak i Wiltshire dha urdhrin detyrues sipas të cilit 53 vjecarja Susan Paul, dhe partneri i saj Andrew Doyle, 58 vjeç, përballen me masa ligjore nëse nuk binden.
Atyre u është dhënë kohë deri në mars për të ulur lartësinë e gardhit të tyre me dërrasa, më shumë se 50 metra të gjatë rreth shtëpisë.
Ata kishin ngritur gardhin në 2020 jashtë shtëpisë së tyre me vlerë 280,000 paundë në qytezën Amesbury, por ankohen se po viktimizohen pasi asnjë nga fqinjët e tyre nuk ka marra urdhra të tillë edhe kanë gardhe të së njëjës masë e lartësi.
Por këshilli bashkiak lokal thanë se ishin njoftuar nga një sinjalizues i zonës, rreth një vit pas ngritjes së gardhit.
Susan, ish-punonjëse e forcave ajrore britanike, tha: “Gardi i dërrasës zëvendësoi vetëm atë të bimësisë që kishim më parë, i cili ishte rritur tej mase dhe pengonte kalimtarët në troturarin prapa”.
Ndërsa Andrew kërkonte të dinte se përse autoritetet nuk kishin marrë masa ndaj pronarëve të tjerë të shtëpive me gardhe të ngjashme.
Inxhinieri i avionëve ushtarakë tha: “Ne gardhin e shkurreve e zëvendësuam me atë të drurit dhe nuk kishim nevojë për leje derisa këshilli lokal erdhi të na tregonte se nuk mund ta bënim”.
Por një inspektor i autoritetit qendror refuzoi pretendimet e çiftit, duke thënë: “Shembuj të tjerë të gardheve të tilla nuk janë një justifikim për të pranuar sjelljen e subjektit”.
“Ne inkurajojmë të gjithë ata që kryejnë ndryshime të tilla të konsultohen fillimisht me këshillin lokal nëse nevojitet një leje planifikimi para nisjes së punimeve”.
Nuk dihet nëse çifti kanë hapa të tjerë ankimimi në dispozicion.
Top Channel