Barrikadat e mbetura prej një dite më parë në veri të Kosovës u larguan këtë të premte.
Rreth orës 11:30 u largua edhe bllokada e fundit në Zupç të Zubin Potokut.
Para mesditës e gjithë rruga që të çon për në pikën kufitare të Bërnjakut ishte e lirë nga bllokadat.
Rruga u lirua edhe në drejtim të pikës kufitare të Jarinjës, po ashtu të premten përfundoi heqja e të gjitha bllokadave që ishin vendosur në pika të ndryshme.
Pas mesditës Policia e Kosovës njoftoi se “Në veri të vendit u larguan barrikadat dhe u liruan për qarkullim dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak.
Pikat kufitare u funksionalizuan 21 ditë pas bllokimit nga barrikadat që serbët e veriut kishin vendosur me kamionë e mjete të rënda.
Zhbllokimi i rrugëve i nisur të enjten është mirëpritur nga ndërkombëtarët, por opozita në Kosovë kritikon Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për marrëveshje të fshehtë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Top Channel