“Pako e madhe” për 1 milion persona/ 10 mijë lekë mbështetje për 9604 punonjës policie
30/12/2022 14:32
9604 punonjës policie kanë përfituar nga mbështetja financiare e qeverisë, duke marrë 10 mijë lekë.
Kjo mbështetje vjen pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit.
“10000Lekë (të reja) nga Pakoja e Madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë, duke dëshmuar po ashtu vëmendjen e pandarë të qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar”, shkruan Rama.
Top Channel