Drejtori i Administrimit të Zonave të Mbrojtura në Lezhë Pjetër Toni dhe dy vartësit e tij të arrestuar në muajin qershor me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” do të hetohen në gjendje të lirë.

Ngjarja u bë e ditur pas një investigimi nga emisioni investigativ Fiks Fare.

Gjykata e Lezhës ndryshoi masën e sigurisë nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje, për drejtorin e ADZM Pjetër Toni, si dhe liroi nga qelia dy punonjësit e këtij institucioni Armando Lleshaj, 27 vjeç specialist monitorimi dhe Tom Gjelaj, 63 vjeç, roje mjedisore, duke vendosur ndaj tyre masën detyrim paraqitje.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Artan Hajredinaj, i cili pranoi kërkesën e palës mbrojtëse për një masë më të butë ndaj tre zyrtareve të vënë nën akuzë, me argumentin se nuk përbëjnë rrezik largimi dhe prishje të provave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA