Dy pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak janë liruar për qarkullim, pas largimit të barrikadave në veri të Kosovës.
Barrikada e vendosur në fshatin Zupq në Zubin Potok është larguar këtë të premte. Zupqi është përgjatë rrugës së pikës kufitare të Bërnjakut.
Përveç heqjes së barrikadave në komunën e Leposaviçit dhe të Zubin Potokut, pasditen e së enjtes janë larguar edhe barrikadat në fshatin Rudarë në komunën e Zveçanit, dhe ato në Mitrovicë të Veriut.
Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit, të cilat u ngritën më 10 dhjetor duke penguar qarkullimin në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
Serbët lokalë I ngritën këto barrikada duke kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiç, nga autoritetet e rendit në Kosovë.
Pasi u mbajt në paraburgim, ai është aktualisht në arrest shtëpiak, pasi dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Top Channel