Në imazhe shihen momentet shokuese kur një krokodil tenton të gëlltisë një tjetër nga specia e tij në parkun e Afrikës së Jugut.
Anne-Marie Scheepers, 52 vjeçe bëri fotot makabre teksa vizitonte parkun kombëtar Kruger ku krokodili i nguli dhëmbët kafshës më të vogël në një sulm prej dy orësh.
Scheepers, nga Johannesburg në Afrikën e Jugut tregon se ishte në një udhëtim disa ditor në Skukuza, kampi kryesor i parkut Kruger.
“Teksa ishim duke u kthyer nga Lower-Sable, vërejtëm diçka të pazakontë dhe i kërkova mikut tim të ndalonim.
“Pashë krokodilin e madh me të voglin në gojë dhe fillimisht mendova se ishte një lloj rituali çiftimi, por më pas vërejta që ai u gjakos në gojë”.
“U bë e qartë se nuk ishte një ritual por një sulm i mirëfilltë”.
Gruaja shton më tej se krokodili nisi rrotullimin e vdekjes në ujë ndërsa krokodili i vogël luftonte dhe rezistonte.
“Ne shikonim krokodilin e vogël që hapte gojën dhe levizte bishtin egërsisht në kapjen e nofullave të mëdha”, tha Scheepers.
Krokodili i madh doli më tej nga uji duke tundur egërsisht më të madhin çdo disa minuta.
“Krokodili i vogël vijonte të hape e mbyllte gojën dhe tundte bishtin deri në fund”, tregon Scheepers.
Krokodilët e Nilit të cilët jetojnë në Afrikën nën-Sahariane mund të arrijnë një gjatësi maksimale prej shtatë metra dhe të peshojnë deri në 700 kg.
Ata ushqehen me peshk, amfibë, e zvarranikë të tjerë, por mund të sulmojnë dhe vertebrorë të mëdhenj si drerë, bufalo, hipopotamë të vegjël apo felinë të egër.
Top Channel