Gruaja akuzon vokalistin e Aerosmith për përdhunim dhe detyrim të abortonte kur ishte minorene në vitet 70-të (fotot)

30/12/2022 17:09

Steven Tyler, krye-vokalisti i grupit të njohur Aerosmith, është paditur për abuzimin seksual të një vajze minorene në vitet 1970-të kur ai ishte 25 vjeç.

Dokumentet e gjykatës të publikuara nga revista Rolling Stone, thotë se akuzuesja Julia Holcomb, ishte vetëm 16 vjeçe kur u bë viktimë e sulmeve të dhunshme seksuale që i shkaktuan qëllimisht trazira emocionale.

Në padinë e depozituar në gjykatën e mbrojtjes së fëmijëve në Kaliforni, Holcomb thotë se Tyler kishte bindur nënën e të miturës ta linte atë në “kujdesin” e këngëtarit, duke e marrë me vete në turnetë muzikorë dhe rrjedhimisht të përfshihej në marrëdhënie seksuale me të.

Marrëdhënia e tyre raportohet se kishte nisur në 1973 dhe kishte zgjatur rreth tre vjet.

Megjithse padia nuk i referohet Tyler apo tjetërkujt me emrat e tyre të plotë, Holcomb ka folur më parë publikisht për marrëdhënien me këngëtarin e Aerosmith.

Padia i referohet kujtimeve të Tyler ku ai thotë se “gati sa mora një nuse adoleshente” pasi prindërit e vajzës “kishin rënë në dashuri” me të, aq sa nënshkruan një letër për ta lënë në kujdestarinë e tij, në mënyrë që minorenia të mos arrestohej teksa udhëtonte në turne me të.

Holcomb pretendon se “nuk kishte fuqi për të rezistuar” ndaj pushtetit të Tyler dhe se prej aftësive të tij manipuluese dhe financiare ajo u bind të niste një marrëdhënie me të, duke e bërë të besonte se ishte një “lidhje romantike”.

Akuzuesja pretendon se këngëtari i kishte premtuar nënës së saj se do të kujdesej për të duke e regjistruar në shkollë kur të kthehej dhe t’i jepte kujdes mjekësor.

Por në vitin 1975, Holcomb mbeti shtatzënë me fëmijën e Tyler dhe u detyrua të abortonte pasi këngëtari insistonte se bebja ishte lënduar gjatë një zjarri që ra në apartament.

Pas abortit Holcomb thotë se u nda me Tyler dhe u kthye në Portland, ku u kthye në besimtare e devotshme katolike dhe aktiviste anti-abort, duke shkruar një libër të gjerë kujtimesh në 2011.

FOTO GALERI
1/3
Akuzuesja Julia Holcomb, ishte vetëm 16 vjeçe kur u bë viktimë e sulmeve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA