Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zbuloi projektet kryesore ku do të fokusohet puna e bashkisë për vitin e ardhshëm.
“Sot Bashkia e Tiranës, edhe prej tërmetit, është qiramarrësja më e madhe në qytet. Ndaj, duam që të zhvendosim aty zyrën tonë administrative të të gjithë shërbimeve të bashkisë. Do ruajmë selinë në qendër, por do transferohemi te Bulevardi i Ri dhe bashkia do jetë te Njësia 8, për të gjitha shërbimet administrative, që bëhen nëpër zyra dhe që s’kanë nevojë për prezencë në terren”, tha Veliaj.
Tjetër pikë e rëndësishme për të gjithë banorët e kësaj zone dhe ata që synojnë të jetojnë te Bulevardi i Ri, është dhe sheshi tha kryebashkiaku.
“Duam që brenda vitit tjetër të fillojmë edhe punën për sheshin përfundimtar në Bulevard, dhe praktikisht do kemi përfunduar të gjithë shtyllën kurrizore të Tiranës, që fillon me Sheshin “Nënë Tereza”, vazhdon në mes me Sheshin “Skënderbej” dhe përfundon me Sheshin e ri të Bulevardit, aty ku ne ndahemi me Kamzën, një projekt fantastik që ka sjellë Studio Grimshaë. Tirana do marrë më në fund qytetin e 100 viteve që vijnë”, tha Veliaj.
Top Channel