2023 duket do të jetë një vit që do t’i kënaqë të apasionuarit pas hapësirës: shi meteorësh pritet të ndriçojnë në disa raste qiellin në vitin që po vjen, i cili premton edhe katër spektakle të mrekullueshme eklipsesh mes pranverës dhe vjeshtës.
Muajt në vazhdim, Saturni, Neptuni, Jupiteri dhe Urani do të vihen në garë se kush do të duket më shumë, thonë astronomët, të cilët nuk përjashtojnë mundësinë që show-n kozmik ta inaugurojë çuditërisht dhe një kometë.
Që në fillim të vitit në fakt, “kometa C/2022 E3 ZTF, e zbuluar më 2 mars 2022 mund t`i afrohet Tokës, shpjegon Paolo Volpini i Unionit të Astronomëve Amatorë Italianë (UAI).
“Në 12 janar, thotë ai, trupi qiellor me bishtin mahnites, do të mbërrijë pikën e distancës minimale nga Dielli, por dukshmëria më e mirë duhet të ndodhë ndërmjet fundit të janarit dhe fillimit të shkurtit, kur do të jetë në distancën më të afërt nga Toka.
Kalimi i saj do të mund të vërehet me dylbi dhe teleskopë të vegjël, megjithatë janë që të shihet edhe me sy të lirë”.
Pranvera do të sjellë dy eklipse: Eklipsi diellor i 20 prillit do të jetë më i dukshëm në rajone si Indonezia dhe Australia, ndërsa më 5 maj do të ketë një eklips hënor, që do të shihet më qartë në Azi, Australi dhe rajonet më lindore të Evropës e Afrika.
Vera vjen me dy ‘superhëna’, ndërsa vjeshta sjell edhe dy eklipse të tjera, një eklips të pjesshëm diellor dhe një eklips të pjesshëm të Hënës, si dhe ngjarjen më të rëndësishme meteorike të vitit.
Top Channel