Barrikada e vendosur në Rudarë vijon të bllokojë rrugën që të çon në pikat kufitare Kosovë- Serbi.

Ndonëse është paralajmëruar se duke filluar nga mëngjesi i së enjtes do të fillojë heqja e barrikadave, ende nuk ka ndonjë lëvizje për heqjen e tyre.

Përtej barrikadës së Rudarës serbët edhe pse në numër të vogël vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë.

Kujtojmë se dy kamionë të vendosur në vendin e njohur si “Shkëmbi i Dudës” janë djegur. Për djegien e tyre Policia e Kosovës tha se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa rasti po hetohet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA