
27/02 09:45
Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas sulmeve ruse në zona të ndryshme të Ukrainës.
Shërbimi i urgjencës së vendit konfirmoi se tre prej tyre ishin në Kiev, mes të cilëve një vajzë 14-vjeçare.
Zëdhënësi Oleksandr Khorunzhy deklaroi se 10 rajone të Ukrainës u prekën nga sulmet dhe 28 ndërtesa u dëmtuan.
“Si rezultat i granatimeve, tre burra, një grua dhe një fëmijë u plagosën. Aktualisht, shpëtimtarët tanë janë ende duke punuar në terren. Ata kryejnë operacione kërkimi dhe shpëtimi. Informacioni për viktimat në të gjithë Ukrainën është duke u sqaruar”, tha ai.
Top Channel