Sekuestrohen 59 mijë euro të padeklaruara në Morinë, vihet nën hetim 45-vjeçari

29/12/2022 14:14

59 100 euro janë sekuestruar në Morinë të Kukësit pasi një 45-vjeçar nuk i kishte deklaruar.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare Morinë, në çantën e dorës së S. H. që ndodhej në automjetin tip “Benz” u gjetën dhe u sekuestruan paratë.

45-vjeçari banues në Istog të Kosovës, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Morinë, Kukës/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për goditjen e veprimtarive kriminale. Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 59 100 euro, procedohet penalisht 45-vjeçari që nuk i deklaroi në PKK Morinë. Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. H. Gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit S. H., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 59 100 euro, të padeklaruara nga 45-vjeçari, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 45 vjeç, banues në Istog, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA