I premtoi dashuri, por e prostituoi/ E reja arrin të arratiset nga tutori në Selanik dhe zbulon rrjetin kriminal në polici, mes tyre një shqiptare Tre persona kanë përfunduar të sëmurë rendë pasi kanë konsumuar ujë të kontaminuar.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e se mërkurës në qendër të qytetit të Shkodrës, në një prej restoranteve ku zhvillohen mbrëmje festive.
Një 14-vjeçar i cili po konsumonte darken së bashku me nënën e tij, i ka kërkuar stafit të shërbimit, një shishe me ujë dhe menjëherë kamerieri i ka dërguar porosinë, një shishe me ujë e ambalazhuar siç është prodhuar fabrikisht.
14-vjeçari sapo e ka konsumuar ka ndjere djegie në fyt dhe menjëherë pas tij edhe e ëma e ka provuar ujin duke pasur të njëjtat shqetësime. Ata kanë njoftuar stafin e lokalit dhe ka qenë kamerieri i cili serish ka provuar ujin në shishe për te verifikuar pretendimet e klientëve por edhe ai është helmuar.
Menjëherë ata janë dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku për shkak të djegieve në ezofag dhe stomak, nenë e bir janë dërguar për në Tiranë për mjekim me të specializuar. Dyshimet e para janë se ne shishe ka pasur përzierje me acid.
Drejtuesit e restorantit thonë se u kanë shërbyer dy klientëve të njëjtin ujë në shishe të ambalazhuar, si për të gjithë klientët e tjerë që kanë patur atë mbrëmje.
Prokuroria e Shkodrës po vijon hetimet në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për ujin e kontaminuar që ka patur në brendësi të shishes.
Top Channel