Heqja e barrikadave në Kosovë, Rama ironizon Daçiç: Pas 434 vitesh hynë në listën e mjeteve të protestës paqësore

29/12/2022 18:21

Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter në lidhje me situatën në veri të Kosovës ku ditën e sotme u hoqën barrikadat.

Ai ka shprehur ironi në postimin e tij në lidhje  me deklaratat e ministrit serb Daçiç, i cili u shpreh një ditë më parë se barrikadat ishin në formën e një proteste paqësore.

Kryesocialisti tha se barrikadat kanë marrë një kuptim të ri pas 434 vitesh dhe se shpreson në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë.

Kryeministri Edi Rama në Twitter:

Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!
Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!
Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA