Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi sot vendimin që gjykata e Apelit në Tiranë do të ketë 78 gjyqtarë në strukturë.

Apeli parashikohet ta nisë punën në shkurt të vitit 2023.

Dosjet që janë nën gjykim në Apelet që do të shkrihen në 31 janar nuk do të hidhen në short, por do të vazhdojnë me të njëjtët gjyqtarë që i kanë nën gjykim.

“Analiza e të dhënave statistikore është bërë hollësisht në Raportin e Vlerësimit mbi Hartën e Re Gjyqësore, ku është konkluduar se Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, do të ketë nevojë për 78 gjyqtarë për të ruajtur mesataren kombëtare të ngarkesës me çështje. Ky numër është i barabartë me numrin e pozicioneve të gjyqtarëve të Apelit të alokuar aktualisht në sistemin gjyqësor. Nr. i gjyqtarëve sipas dekretit është: Durrës 13, Gjirokastër 6, Korçë 6, Shkodër 10, Tiranë 31, Vlorë 12.

Në Raportin vlerësues të Hartës së Re Gjyqësore është konkluduar pas një analize të kombinuar të të gjithë indikatorëve, faktorëve dhe objektivave të parashikuar nga neni 14 i Ligjit Nr. 98/2016 i ndryshuar, se përcaktimi i numrit 78 gjyqtarë, është aktualisht mekanizmi kryesor i ekuilibrimit të ngarkesës së gjykatës dhe vetë gjyqtarëve, duke siguruar një rishpërndarje të drejtë të ngarkesës së gjyqtarëve në juridiksion apeli”, thuhet në projekt vendimin e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha.

KLGJ shkriu 18 gjykata duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë, duke hequr pesë gjykatat administrative që do jenë në vetëm dy, një në kryeqytet dhe një në qytetin e Lushnjës dhe duke lënë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë nga 22 që ishin.

Ky vendim u shoqërua me bojkotin e proceseve gjyqësore në themel të rreth dy mijë avokatëve në të gjithë procesin që e kundërshtojnë vendimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA