Një punonjëse administrative në Britani ka fituar 15,000 paundë dëmshpërblim në një çështje diskriminimi pas shkarkimit nga puna menjëherë pasi i tha shefes së saj femër, se ishte shtatzënë.
Shkarkimi nga puna shkaktoi ‘kaos absolut’ në jetën e Charlotte Leitch teksa disa javë më vonë ajo humbi beben e saj të palindur.
Leitch tha në gjykatën në Londër se ishte ndjerë e ‘degraduar dhe e pavlerë’ kur iu përfundua punësimi sapo i tregoi drejtueses së saj se priste një fëmijë.
34-vjeçarja kishte vetëm disa muaj që punonte në rolin e saj me rrogë £20,000 në vit me kompaninë e furnizimit të sistemeve të sigurisë, para se të detyrohej të largohej.
Gjykatësi tha se drejtuesja e furnizimeve të kompanisë Nicola Calder nga Essex, kishte përfituar në mënyrë të padrejtë nga gjendja emocionale e zonjushës Leitch.
Asistentja i kishte treguar asaj për aborte spontane që kishte pësuar në të kaluarën dhe për frikën e shtatzanisë së re, para se të shkarkohej nga puna.
Gjykata e çështjeve të punës caktoi dëmshpërblim 14,885 paundë pasi vendosi se Leitch ishte shkarkuar nga puna për cështje të lidhura me shtatzaninë e saj.
Në seancën e mbajtur në lindje të Londrës u ha se zonjusha Leitch ishte bashkuar me kompaninë në maj 2021 si ‘asistente administrative’ por ajo nuk kishte nënshkruar ende një kontratë të plotë kur dy muaj pas punësimit i tha zonjës Calder se kishte mbetur shtatzënë.
Në gjykatë u tha se gruaja i kishte treguar eprores për shqetësimin e saj pasi kishte kaluar trauma me shtatzani të mëparshme në formën e disa aborteve spontane.
“Ajo i kishte treguar zonjës Calder se bashkë me partnerin trembeshin se mund të humbisnin beben siç kishin humbur më parë dy binjakë”.
Por përgjigja e drejtueses ishte se nuk mund të merrte lejen e shtatzanisë pasi nuk kishte nënshkruar ende kontratën: “Ne nuk kemi obligim për të të mbajtur në punë”, tha Calder.
Kompaia më vonë kishte njoftuar se kërkonte të përfundonte punësimin e Leitch pasi ajo nuk kishte nënshkruar kontratën e punës dhe se kishte shqetësime për performancën e saj në punë.
Në një letër të dërguar ish-punonjëses, kompania shkruante: “Vendimi për të mbyllur punësimin tuaj nuk ka të bëjë me faktin që jeni shtatzënë pasi ne nuk diskriminojmë kundër jush’.
Por gjykata e refuzoi këtë dhe mbrojti pretendimin e Leitch për diskriminim të padrejtë prej shtatzanisë, rrjedhimisht me shkarkimin e padrejtë nga puna.
Gjykatësja Carol Porter tha: “Fjalët e thëna nga Calder tregojnë për përfitimin e saj nga situata dhe mbylljen e punësimit të Leitch, për të cilin ne besojmë se shkaku ishte shtatzënia e saj dhe problemet e mëparshme shëndetësore të lidhura me të”.
Zonjusha Leitch, e cila jeton në Essex pranë Londrës, tha pas vendimit: “Zonja Calder është vetë nënë dhe kisha pritur një farë mbështetjeje prej saj, prandaj u shokova për sjelljen e tyre”.
Pas shkarkimit nga puna, zonjusha Leitch fatkeqësisht humbi beben e saj të palindur në gusht 2021.
Ajo thotë se shpreson që rezultati gjyqit të inkurajojë të tjera gra të mos tolerojnë diskriminimin e shtatzanisë në vendin e punës dhe të veprojnë: “Punëdhënësit nuk kanë nevojë të shkatërrojnë jetën e njerëzve. Të vendosësh një grua shtatzënë në atë situatë është e tmerrshme”, shtoi akuzuesja.
Top Channel