​Britania: Në vitin 2023, do t’i japim Ukrainës 2.3 miliardë funte të tjera ndihmë ushtarake

29/12/2022 22:53

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace përsëriti sot angazhimin e vendit të tij për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën.

“Një mbështetje tjetër me vlerë 2.3 miliardë funte vitin e ardhshëm dhe kjo është duke u siguruar që ata të kenë sistemet e armëve që u nevojiten dhe tani Britania e Madhe do të shkojë dhe do t’i ndihmojë ata ta blejnë atë nga vende të tjera anembanë botës”, tha ai.

“Ne do të marrim sisteme armësh që përputhen me epokën e tyre sovjetike, së fundmi ne kemi dhuruar mijëra raketa kundërajrore që të mund të rrëzojmë këta dronë. Në të njëjtën kohë, Britania po ofron njohuritë dhe ekspertizën e saj për të siguruar një koordinim më të mirë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, shtoi Wallace.

Wallace tha gjithashtu se Britania do të sigurojë fitoren e Ukrainës në terren dhe do të shtyjë forcat ruse.

“Botës duhet t’i kujtohet se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar, se ajo është e përfshirë sistematikisht në krime lufte dhe përdhunime dhe të gjitha këto gjëra që nuk mund t’i injoroni. Ne të gjithë duhet t’i kundërvihemi kësaj dhe të sigurohemi që Rusia të kuptojë se do të ketë pasoja afatgjata nëse nuk e ndalon atë që po bën tani”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA