Personat me modele të vjetra iPhone dhe Android nuk do të mund të përdorin WhatsApp pas 31 dhjetorit pa bërë një update, i cili nuk bëhet tek modelet e vjetra.
WhatsApp do të pushojë së funksionuari në 49 modele të telefonave duke përfshirë iPhone 5 ose 5c së bashku me disa modele Huawei, LG dhe Samsung.
Përdoruesve të këtyre telefonave do t’u dërgohet një alarm nga WhatsApp përpara se të pushojë së funksionuari.
Pajisjet dhe softueri ndryshojnë shpesh, kështu që ne rishikojmë rregullisht se cilat sisteme operative mbështesim dhe bëjmë përditësime.
Për të përditësuar sistemin tuaj operativ në një iPhone, shkoni te cilësimet “të përgjithshme” dhe zgjidhni “përditësimi i softuerit”. Nëse pajisja juaj nuk mund të ekzekutojë softuerin e përditësuar, do t’ju duhet një telefon më i ri për ta bërë këtë. Në tetor WhatApp ndaloi së punuari në iPhone duke përdorur iOS 11 dhe softuer më të vjetër.
Në nëntor WhatsApp lançoi një mjet të ri të quajtur ‘Message Yourself’, i cili, siç sugjeron emri, ju lejon t’i dërgoni vetes shënime, kujtime dhe përditësime. Rikujtojmë, se gjatë finales së Kupës së Botës platforma e mesazheve WhatsApp e cila operon në kuadër të Meta-s, ka thyer rekord me mesazhe. Ka qenë vet themeluesi i Meta-s, Mark Zuckerberg, i cili e bëri të ditur lajmin.
Ai ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se gjatë finales, në WhatsApp ka pasur 25 milionë mesazhe në sekondë. Ndërkaq, WhatsApp ka krijuar një veçori interesante për ata përdorues që fshijnë aksidentalisht një mesazh. Funksioni i ri quhet ‘Accidental Delete’ ose ‘Undo Delete for Me’ dhe është në përputhje me shumicën e versioneve të përditësuara të WhatsApp në iOS dhe Android.
Top Channel