Qeveria e Netanjajut vë në krye të përparësive zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor

28/12/2022 17:53

Qeveria e ardhshme e Benjamin Netanjahut e ka vënë në krye të përparësive zgjerimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor, duke u zotuar se do të legalizojë dhjetra vendbanime të ndërtuara në mënyrë të paligjshme dhe të aneksojë territorin e pushtuar si pjesë e marrëveshjes se koalicionit me aleatët ultranacionalistë.

Marrëveshja e koalicionit, e bërë publike një ditë përpara se qeveria e re të nisë detyrën, përfshin gjithashtu miratimin e një gjuhe disktiminuese kundër personave të komunitetit LGBTQ si dhe shpërblime bujare për ultra-ortodoksët që preferojnë të studjojnë në vend që të punojnë.

Paketa hodhi bazat për atë që pritet të jetë një fillim i vështirë për qeverinë e Netanjahut, që mund të përballet me kundërshti nga një pjesë e madhe e opinionit publik dhe aleatët më të ngushtë të Izraelit jashtë vendit.

Lista e gjatë e përparësive të qeverisë u udhëhoq nga angazhimi “për zgjerimin e vendbanimeve hebraike në të gjitha pjesët e vendit”, duke përfshirë «Judenë dhe Samarianë», emrat biblikë të Bregut Perëndimor.

Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në vitin 1967 së bashku me Rripin e Gazës dhe Jeruzalemin Lindor. Bregu Perëndimor është toka ku palestinezët kërkojnë të ndërtojnë shtetin e tyre.

Në vitet që pasuan, Izraeli ka ndërtuar atje dhjetëra vendbanime hebraike, ku tani jetojnë rreth 500,000 izraelitë së bashku me rreth 2.5 milionë palestinezë.

Shumica e komunitetit ndërkombëtar i konsideron vendbanimet e Izraelit në Bregun Perëndimor të paligjshme dhe një pengesë për paqen me palestinezët. Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë paralajmëruar qeverinë e ardhshme kundër ndërmarrjes së hapave që mund të minojnë shpresat e pakësuara për krijimin e një shteti të pavarur palestinez.

Qeveria e re e e zotit Netanyahut, qeveria më fetare dhe më konservatore në historinë e Izraelit – përbëhet nga parti ultra-ortodokse dhe një fraksion fetar ultranacionalist i ekstremit të djathtë. Qeveria do të bëj betimin të enjten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA