Pas sherrit, i riu kërcënon me thikë 22-vjeçaren në Durrës
28/12/2022 10:04
Një konflikt për motive te dobëta ka ndodhur në Durrës mes dy të rinjve.
Mësohet se në konflikt janë përfshirë një 22-vjeçare dhe një 23-vjeçar me iniciale K.O, banues në Durrës.
Pas konfliktit, ky i fundit e ka kërcënuar me thikë vajzën, ndërsa ende nuk dihen motivet e qarta.
Ndaj tij ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
“Durrës; Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin K. O., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), një shtetase 22 vjeçe.”- njofton policia.
Top Channel