Alarmi për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” rezultoi i rremë.

Pas kontrolleve ka rezultuar se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes dhe se ka qenë alarm i rremë.

Tashmë stafi i aeroportit të Prishtinës ka nisur punën dhe qytetarët kanë nisur të hyjnë brenda.

Aeroport i është kthyer normalitetit, pas mbylljes së përkohshme, ndërsa tre fluturime janë shtyrë.

“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara. Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, sipas njoftimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA