Një 38-vjeçar në Maliq ka ushtuar dhunë ndaj kunatës së tij dhe e ka kërcënuar me armë.

Mësohet se dy ditë më parë, 38-vjeçari me iniciale I.D., ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu, të cilën e posedonte me leje.

Ai është arrestuar në flagrancë, ndërsa kunatës së dhunuar u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 38 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, më datë 26.12.2022, në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu (që e posedonte me leje), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndaj kunatës së shtetasit I. D. u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA