Tensionet në veri të Kosovës, qytetarët sërish protestë para ambasadës serbe në Tiranë

27/12/2022 12:58

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur sërish para ambasadës serbe në Tiranë, duke protestuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Qytetarë dhe aktivistë protestuan nën sloganin “Mitrovica është Shqipëri”, ndërsa mbanin pankarta, flamujt kuq e zi dhe simbole të tjera shqiptare.

Disa prej protestuesve kishin veshur edhe kostume tradicionale shqiptare.

Në mënyrë paqësore ata kërkojnë që Serbia të heqë dorë nga provokimet.

Ata u shprehën se Serbia duhet të heqë dorë nga provokimet, ndërsa janë kundër asosacionit.

Kujtojmë se veriu i Kosovës prej javësh po përballet me tensione dhe trazira, ndërsa serbët lokalë kanë bllokuar rrugë me barrikada.

FOTO GALERI
6/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA