Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira të pakta, temperatura deri 18°C
27/12/2022 08:07
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta dhe mjegull në verilindje dhe juglindje këtë të martë në vendin tonë.
Era do të jetë me drejtim Jug – Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 3/14°C
Zona e ulët 2/18°C
Zona bregdetare 8/18°C
Top Channel