Një makinë tip“Porche” është përfshirë nga zjarri rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji” në Vlorë.

Mjeti me targa AB 707 PS është në pronësi të personit Daniel Qëndraj.

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje pronarin e automjetit i cili ka një dyqan për rregullimin e fenerave të makinave.

Makina

Sipas banorëve të lagjes Çole , Danieli njihet si djalë punëtor dhe pa probleme. Po sipas banorëve makina tip “Porche” i është vendos zjarri vetëm 30 minuta pasi Danieli ka mbyllur punën dhe ka shkuar në shtëpi.

Zjarri mendohet se është vënë me lëndë djegëse. Polica po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe sigurimin e  kamerave të sigurisë në atë zonë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA