Për festa në shtëpi/ Emigrantë të shumtë po kthehen në vendlindje
27/12/2022 15:21
Në Portin e Vlorës 800, persona mbërritën mëngjesin e të martës me të dy tragetet e linjës me Italinë.
Sipas shefit të përpunimit të trageteve në port, Festim Skendaj numri është më i lartë, rreth dyfishi i së njëjtës periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë në Durrës llogaritet se mbi 20 mijë persona kanë hyrë në Shqipëri pesë ditët e fundit. Dy tragetet e linjës Bari-Durrës që mbërritën këtë të martë sollën 2 740 persona dhe 706 automjete.
Ndërsa një ditë më parë në pikën e kalimit kufitar me Greqinë në Kapshticë hynë 4056 shtetas dhe kanë dalë 2848.
Top Channel