Përmbytjet në jug të Ugandës kanë vrarë të paktën 10 persona, thanë zyrtarët të martën.

Më shumë se 400 familje janë zhvendosur gjithashtu në rrethet Rakai dhe Lyantonde.

Reshjet e dendura të shiut që filluan më 20 dhjetor shkaktuan vërshimin e lumit Rwizi dhe liqenit Kijjanibarora, duke zhytur disa fshatra aty pranë.

Përmbytjet kanë arritur edhe në pallatin kryesor të Kookit, një kryezot në Ugandën jugore.

Ura Kibaale, e cila lidh zonën me një autostradë që të çon në kryeqytetin Kampala, është gjithashtu në rrezik, sipas Stanley Ndawula, ministri i informacionit për Kooki.

William Oketa, një oficer policie në rajon, tha se 10 viktima janë konfirmuar deri më tani dhe u bëri thirrje njerëzve në zonat afër që të evakuohen në vende më të sigurta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA