Incidenti i së dielës në afërsi të patrullës së KFOR-it në Zubin Potok është duke u hetuar. 

Nga Misioni i NATO-s në Kosovë bëjnë me dije se nuk ka të lënduar por që incidenti u shkaktua nga persona të panjohur të maskuar.

KFOR në njoftimin e mëngjesit të së hënës tregoi se është duke përgatitur takim mes palës kosovare dhe serbe, andaj i ka ftuar te shmangin çdo retorikë që mund të çojë në përshkallëzimin e situatës.

Tutje, KFOR bën me dije se ka kërkuar edhe nga autoritetet e dyja palëve të ndihmojnë në sigurinë e lëvizjes.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia dhe shefin e EULEX Lars Gunnar Wigemark për të diskutuar për situatën në veri.

Nga Qeveria u njoftua se në takim palët u pajtuan se duhet të rivendoset liria e lëvizjes dhe se barrikadat duhet të largohen.

Situata që u krijua natën e 25 dhjetorit në Veri është përcjellë edhe me një varg akuzash e kundër akuzash mes Kosovës e Serbisë.

Përfaqësuesit serbë kanë mohuar se serbët kanë sulmuar patrullën e KFOR-it, në anën tjetër Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se barrikadat janë lojëra të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Prej 17 ditësh barrikadat bllokojnë rrugët për Jarinjë e Bërnjak, serbët kërkojnë lirim e tre ish policëve të arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra terroriste, sulmin ndaj Komisioneve Komunale Zgjedhore më Veri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA