Përplasi me makinë vajzën 3-vjeçare në Sarandë, arrestohet shoferi
25/12/2022 09:07
Një aksident me pasojë lëndimin e një të miture 3-vjeçar ka ndodhur ditën e djeshme në Sarandë.
Mësohet se një 22-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe.
Aktualisht vajza ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
22-vjeçari ndërkohë është arrestuar nga policia.
“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë.”-njofton policia.
Top Channel